Mediat franceze e nxjerrin Llapin në qendër të skandalit për kurdisje

Futboll

Mediat franceze e nxjerrin Llapin në qendër të skandalit për kurdisje

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Mediat franceze e kanë zbuluar sonte një skandal që lidhet me futbollin në Kosovë.

Sipas tyre, janë katër ndeshje që po hetohen për kurdisje, e që protagonist i tyre duket të jetë veç një klub nga Kosova.

Gazeta franceze “Le Figaro” raportoi se nëntë persona, prej tyre katër shqiptarë, janë arrestuar pasi akuzohen se janë përfshirë në këto ndeshje të kurdisura.

E pak më vonë, mediumi tjetër i madh francez “Le Parisien” e zbuloi edhe emrin e klubit që akuzohet për kurdisje, e që del të jetë Llapi nga Podujeva.

Kjo e përditshme franceze tutje raporton se janë një grup prej 10 personash, mes moshave 22 e 50 vjeçare, të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve, derisa i përmend si të përfshirë në trukime edhe drejtuesit e klubit llapjan, shtabin teknik dhe disa lojtarë.

Ndër të tjera, thuhet se lojtarët janë detyruar t’i dëgjojnë urdhrat e eprorëve të tyre dhe kanë pranuar që ta ngadalësonin ritmin e lojës, në mënyrë që t’i merrnin rezultatet negative të planifikuara paraprakisht nga kompanitë e basteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat