Olivier Giroud nuk ka ndërmend ta mbyllë me kaq aventurën te Milan.
Në një intervistë për DAZN, sulmuesi shprehet se është duke biseduar me klubin për rinovimin e kontratës ndërsa shtoi se gjithçka po ecën sipas parashikimeve.
Nga ana tjetër, francezi tha se muaji janar ishte zhgënjyes për kuqezinjtë megjithatë sipas tij skuadra tashmë e ka marrë veten.
“Pas muajit janar të gjithë në skuadër ishim të zhgënjyer dhe na duheshin disa ndeshje për t’u ringritur.
Pas fitoreve të fundit me Torinon, Monzën dhe Tottenham besoj e kemi bërë këtë dhe kemi dalë nga momenti i vështirë.
Nuk kemi qenë perfekt, por ishin tre ndeshje shumë të rëndësishme për të rifituar besimin.
Tani kemi një përballje me Atalantën që gjithashtu këtë sezon synon zonën Champions. Milan-Roma?
Ishte një ndeshje në të cilën duhej të kishim fituar, u zëvendësova dhe isha i qeshur. Ishim në garë për titull, por pësuam në goditjen e parë në portë dhe të vjen keq.
M’u duk se ishim pak të ndrojtur në fushë.
E ardhmja? Duhet të qëndrojmë të bashkuar, objektivi im është të qëndroj tek Milan dhe shpresoj të gjej akordin me drejtuesit.
Jemi në bisedime dhe mendoj se gjithçka po shkon në rrugën e duhur”, u shpreh Giroud.