Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE analizoi ecurinë e garave në të gjitha rangjet si dhe përgatitjet për ligat që duhet të fillojnë.
"Garat deri më tash kanë pasur rrjedhë normale, hiq rastin e ndeshjes Dukagjini – Prishtina, por që FFK-ja ka marrë të gjitha masat e duhura në përputhje me Aktet normative. Ndërsa, përgatitjet për Ligën e dytë dhe Ligën e fermave që do të nisin këtë fundjavë po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.
KE shqyrtojë përgatitjet për fillimin e kampanjës “Me Kosovën në Evropian”, prandaj në këtë drejtim FFK-ja do të bashkëpunojë me të gjitha subjektet relevante e veçanërisht me media për një kampanjë dinijtoze, edhe për faktin se tash është momenti, ku Kosova ka gjasat më të mëdha për kualifikim.
KE shqyrtojë edhe lajmin e në një medie ndërkombëtare përkatësisht në gazetën franceze me pretendimin se ka pasur kurdisje të ndeshjeve në ligën tonë, por në FFK dhe organet e saj nuk ka arritur asnjë njoftim.
Së këndejmi FFK-ja ka informuar Këshillin shtetëror për parandalimin e dukurive negative në sport si dhe Prokurorinë e Shtetit.
FFK-ja si gjithmonë është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha Organet e nevojshme për zbardhjen e rastit. Pas mbledhjes së KE-së, FFK-ja ka lëshuar komunikatë të veçantë për media në lidhje me këtë çështje.
KE shqyrtoi edhe Parashtresa dhe ankesat drejtuar këtij Organi", njofton FFK..