Neziri: Struga ka forcë dhe cilësi për të marrë pikët e plota

Futboll

Neziri: Struga ka forcë dhe cilësi për të marrë pikët e plota

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 16:26
Mexhit Neziri

Struga Trim Lum nesër (13.00) do të ballafaqohet me Makedonija GP, në takimin e javës së 20-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Lideri i kampionatit synon tre pikë në këtë duel, që luhet në Strtugë.

Struga kryeson me 38 pikë e Makedonija GP renditet në vend të tetë me 20.

Futbollisti Mexhit Neziri flet për debutimin e tij si dhe ndeshjen me Makedonija GP. 

“Ndeshja me Tikveshin ishte një debutim për mua me fanellën e Struga Trim Lum në një ndeshje zyrtare.

Mund të them që përshtypja dhe ndjesia ishte shumë pozitive në atë ndeshje.

ndjejë shumë mirë në fushë, ndërsa i vetmi peng ishte që nuk e fituam ndeshjen, përndryshe gjithçka ishte mirë", - tha Neziri për faqen e klubit struganët.

“Struga Trim Lum ka forcë dhe cilësi për të marrë pikët e plota nga kjo ndeshje që do e zhvillojmë para tifozëve tanë.

Për mua dhe disa shokë të tjerë do jetë kjo hera e parë që do luajmë para publikut tonë, ndaj dhe i ftoj që të jenë në numër sa më të madh për të na e lehtësuar punën e tre pikëshit, pasi ky është qëllimi i vetëm.

Do bëjmë maksimumin që pikët e plota të mbeten në Strugë dhe shpresoj se në fund të takimit do të festojmë bashkë”, ka përfunduar Neziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat