Guardiola: Halaand nuk po funksionon? Është faji ynë

Futboll

Guardiola: Halaand nuk po funksionon? Është faji ynë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 23:20
Guardiola e Halaand

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, tha këtë të premte në një konferencë për shtypin se Erling Haaland nuk është fajtor për problemet në ndeshjet e fundit të skuadrës së “qytetarëve”.

Guardiola deklaroi se futbollistët e tjerë të City-t duhet ta gjejnë më shpesh Haalandin.

Që kur u bashkua me City-n verën e kaluar nga Borussia e Dortmundit, Haaland ka shënuar jo më pak se 32 gola në të gjitha garat, por ka shënuar vetëm një në gjashtë ndeshjet e tij të fundit (golin e tretë në fitoren 3-1 kundër Arsenalit, në Premier League).

Në ndeshjen kundër Leipzigut, Haaland, 22 vjeç, gjuajti vetëm një herë në portë dhe e preku topin 22 herë. Leipzigu dhe City barazuan (1-1).

I njëjti rezultat që “qytetarët” regjistruan në ndeshjen e fundit të Premier Legue-s, në shtëpinë e Nottingham Forestit.

“Është faji ynë. Erling ka qenë i mirë gjatë gjithë sezonit.  

Kur mbaron një ndeshje, një sekondë më vonë, e di nëse ai ishte i përfshirë apo jo dhe kush duhet të përfshihej më shumë.

Nuk kam nevojë për statistika, e di saktësisht,” –ishin fjalët e trajnerit të City-t.

“Ne duhet ta kërkojmë atë pak më shumë. Roli i sulmuesit është më i vështiri, ai është njeriu që ka dy mbrojtës (rreth tij) dhe me Erlingun edhe më shumë.

Kur mbërrita këtu, të gjithë më paralajmëruan se nuk është njësoj si Spanja apo Gjermania, mirë se erdhe në Mbretërinë e Bashkuar!”

Sa i përket ndeshjes në shtëpi të Bournemouth, Kevin De Bruyne (jashtë kundër Leipzigut) mund të kthehet, ndërsa Guardiola tha se John Stones dhe Aymeric Laporte ka të ngjarë të mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat