Ferizaj shokon Dritën, fiton me përmbysje

Futboll

Ferizaj shokon Dritën, fiton me përmbysje

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 14:55
Pamje nga ndeshja e sotme

Ferizaj nuk ka të ndalur në pjesën e dytë të kampionatit, nga katër ndeshje ka dy fitore e dy barazime apo gjithsej ka fituar 8 pikë, një bilanc fantastik. 

Ferizajasit si vendas shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Dritës së Gjilanit, në takimin e javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Fitore me përmbysje të rezultatit, me shije të ëmbël dhe para rreth 1500 shikuesve.

Në minutën e 54-të, Kastriot Selmani ka shënuar pas një gabimit trashanik të mbrojtjes ferizajase. 

Në minutën e 57-të, Ergon Hyseni, si trim  i vërtetë, në stilin anglez, me kokë ka shënuar në pjesën e epërme të portës së portierit Malokut, 1:1.

Në minutën e 85-të, Betim Haxhimusa i jep goditje shkatërruese Dritës, 2:1. 

Në minutën e 90-të, Bujar Shabani i Ferizajt, u ndëshkua me karton të kuq. 

Portieri Jovanovski është më i mirë te Ferizaj, ndërsa Drita goditi edhe shtyllën e ferizajasve.

Drita është në vend të dytë me 44 pikë dhe Ferizaj ngritet në vend të nëntë me 21 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat