Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi pas ndeshjes (pas humbjes 2:1 nga Ferizaj) ka thënë se dominuan, por humbën pasi nuk kishin fat dhe u mposhtën nga dy rastet e vetme të vendasve.
“Jo vetëm pjesën e dytë, por edhe pjesa e parë na takoi neve.
Deshëm me çdo kusht fitoren dhe dalja e gjithë futbollistëve në sulm na kushtoi”.
“Ferizaj i shfrytëzoi dy rastet që i patën dhe shënuan, një nga ndërprerja dhe një tjetër nga kundërsulmi”.
“Krijuam raste, por fati na mungoi edhe këtë ndeshje, megjithatë duhet të shikojmë para për tu rikthyer”, deklaroi Thaçi.