Struga Trim Lum ndalet në barazim pa gola ndaj Makedonija GP, në takimin e raundit të 20-të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut, në MFL.
Skuadra shqiptare ishte e pafat në këtë përballje, me Ibraimin që humbi dy penallti, një në minutën e 35’ dhe një minutën e 52’.
Ndërkohë as superioritet numerik që nga minuta e 45+1, kur Samake la fushën pasi mori karton të kuq, nuk e ndihmoi Strugën që të siguronte tre pikët.
Pas raundit të 20-të Struga vijon të kryesojë me 39 pikë, teksa Makedonija GP renditet në vend të shtatë me 21 pikë.