Futbollisti Mërgim Berisha me Augsburgun kthehet duarthatë nga kryeqyteti gjerman, Berlini.
Hertha ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Ausgburgut, në takimin e javës së 22-të të Bundesliga I.
Golat i realizuan Richter (61') e Lukebakio (70').
Berisha u paraqit titullar por pa sukses në Berlin.
Augsburg është në vend të 13-të me 24 pikë dhe Hertha një vend më poshtë me 20 sosh.