Mallorca ka pësuar humbje nga Espanyoli me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 23-të në La Liga.
Golin e vetëm për Mallorcan e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 41-të.
Ai për paraqitjen ndaj Espanyol është vlerësuar me notën 7.0 nga sofascore.
Vedat Muriqi luajti në këtë ndeshje për 90 minuta dhe kishte 34 prekje të topit.
Ai fitoi shtatë duele, ndërsa kishte 12 pasime të sakta.