Napoli synon fitore për ta vazhduar rrugën drejt titullit

Futboll

Napoli synon fitore për ta vazhduar rrugën drejt titullit

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 17:42
Amir Rrahmani

Napoli luan sonte si mysafirë i Empolit në Serie A në përpjekje për të vazhduar të shkëputet me pikë nga vendi i dytë, Interi

Napoli do të luan ndeshjen e radhës kundër Empolit në Serie A.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të xhiros së 24-të të elitës së futbollit italian, ku Napoli pas 23 xhirosh ka 62 pikë, 15 më shumë së Interi që është në pozitën e dytë me 47.

Si zakonisht, edhe në këtë ndeshje kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ka startuar nga fillimi kurse treshja e njohur e Napolit, Lozano, Osimhen dhe Kvaratskhelia edhe sonte është në sulm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat