Diego Simeone është kthyer në trajnerin me më shumë ndeshje në drejtimin e një klubi të vetëm në historinë e La Liga-s. Argjentinasi drejton Atletico Madrid prej dhjetorit të vitit 2011.
Skuadra e tij po përballet në “Santiago Bernabeu” me Realin e Carlo Ancelottit.
Derbi i zjarrtë kryeqytetas.
Kjo është ndeshja numër 425 për të si trajneri i skuadrës “Colchoneros”.
Askush nuk e ka arritur më parë këtë shifër në stolin e një skuadre të vetme. Simeone, i cili ka luajtur e fituar edhe si futbollist tek Atletico, thyen një rekord që zgjaste prej 49 vitesh dhe i përkiste Miguel Munoz (Real Madrid).