Napoli kthehet me tre pikë nga stadiumi “Carlo Castellani” në Empoli.
Napolitanë shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Empolit.
Vendasit nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike nga minuta e 67-të, kur Rui i Napolit u përjashtua me karton të kuq.
Futbollisti nga Kosova, Ardian Ismajli, anëtar i kombëtare së Shqipërisë, sonte pati një mbrëmje të pafat, duke shënuar autogol në minutën e 17-të.
Golin tjetër e shënoi Osimhen në minutën e 28-të, duke e thelluar fitoren.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit standard për Napolin, duke arritur një tre pikësh të madh, që është treguesi më i mirë se qysh tani titullin e kanë në xhep.
Pas javës së 24-të në Serie A, Napoli kryeson me 65 pikë, ka 18 më shumë se Interi dhe Empoli renditet në pozitën e 12-të me 28.