Siç është bërë e qartë ditëve të fundit, Granit Xhaka dëshiron që të kthehet në FC Basel dhe si lojtar, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Ne shpesh flasim për të.
Ai është i lidhur me Arsenalin deri në vitin 2024, ndoshta duke e zgjatur atë me një vit tjetër.
Atëherë do të ishte e mundur.
Dëshira e tij është që të paraqitet sërish për Baselin, bashkë me mua.
Edhe nëse do të ishte vetëm për dhjetë minuta, do të bëj gjithçka për të”, tha vëllai i tij Taulanti të premten në intervistën për “Blick”.
Por para kësaj, Xhaka dëshiron të bëhet legjendë e Arsenalit.
Klubi tradicional prej 19 vitesh pret titullin e 14-të.
Skuadra që fitoi kampionatin për herë të fundit konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në historinë e klubit.
"Të paprekurit" rreth Henry, Vieira dhe Bergkamp.
Pas 25 ndeshjesh, skuadra e Arsene Wengerit kishte 61 pikë, tre më shumë se skuadra aktuale.
Për sa i përket golave, megjithatë, skuadra e Mikel Artetës i kalon të paprekurit, edicioni aktual ka shënuar tre herë më shumë.
Në fitoren 1:0 kundër Leicesterit, Martinelli ishte autor i golit të fitores, Arsenali është 2 pikë para Man City.
“Në ndeshjen e tij të 282-të garuese për ‘Topçinjtë’, kapiteni i kombëtares zvicerane largohet nga fusha si fitues”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran.