Arteta: Kisha besim të plotë që lojtarët do të kthehen shpejtë pas humbjes së fundit

Futboll

Arteta: Kisha besim të plotë që lojtarët do të kthehen shpejtë pas humbjes së fundit

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:06
Trajneri Mikel Arteta

Trajneri Mikel Arteta thotë se ka besuar plotësisht te lojtarët për t'u këndellur në rezultatet pozitive pas dy fitoreve radhazi.

"Topçinjtë" triumfuan me rezultat minimal 0:1 ndaj Leicester Cityt falë golit të Gabriel Martinellit, duke vazhduar ta mbajë avantazhin ndaj Man Cityt.

Kjo ishte fitorja e 10-të për skuadrën e Artetas, por tekniku spanjoll ka deklaruar se ka pasur plotësisht besim te lojtarët.

"Këto fitore janë shumë të rëndësishme sepse po krijojmë besimin mes lojtarëve dhe klubit në përgjithësi. Por, kisha besim të plotë te lojtarët që mund t'ia dalin".

"Ishte që të rikthemi në bazike dhe detajet që pësuam nga humbja e fundit. Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë shumë më mirë".

"Dominuam por nuk ia dolëm te pasimi i fundit që të shënojmë më shumë dhe krijojmë shanse më të mira, por Leicester në fazën mbrojtëse ishin të jashtëzakonshëm".

"Jemi tejet të lumtur. Na u anulua një gol që ishte e vështirë ta pranonim, prandaj qëndruam të fokusuar dhe të gatshëm".

Ndërkohë, lëvdata për Arsenalin dha edhe trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers që shtoi: "Në kualitetin teknik ishin në një nivel tjetër. Janë duke kaluar një sezon të shkëlqyer dhe nëse mund t'i mbajnë të gjithë në formë, do të shkojnë deri në fund".

Arsenal është dy pikë para Man Cityt pasi “Qytetarët” triumfuan ndaj Bournemouthit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat