Shumë fansa ia kërkonin fanellën, por Muriqi zgjedh tifozin nga Kosova!
Futbollisti i Mallorcas, Vedat Muriqi pas ndeshjes me Espanyolin ka zgjedhur një tifoz nga Kosova për të ia dhuruar fanellën e tij.
“Është nga vendi im”, dëgjohet të ketë thënë ai si arsyetim para tifozëve të tjerë që ia kërkonin fanellën lojtarit që po shkëlqen në La Liga.
Muriqi realizoi golin e dhjetë këtë edicion. Megjithatë, Mallorca pësoi humbje 2:1 në xhiron e 23-të.
Megjithatë ai zgjedh një dhe të tjerëve ua shpjegon se tifozin e ka bashkëvendas.