Liverpooli pas humbjes (2:5) shokuese si vendas në Champions League nga Real Madridit, sonte nuk ka arritur të këndellet të paktën që të kthehet me tre pikë nga Londra.
Liverpooli ka luajtur baras (0:0) me Crystal Palacen, në kuadër të takimit të javës së 25-të të Premier League në futboll.
Pikë e madhe për Crystal Palacen, ndërsa për Liverpoolin është një zhgënjim i madh, pasi që po rrezikojnë të mbeten jashtë garave të Champions League.
Liverpooli është në vend të shtatë me 36 pikë dhe Crysral Palace në të 12-tin me 27.