Inzaghi në telashe para transfertës me Bolognën.
Dy prej titullarëve të Interit, Milan Skriniar dhe Federico Dimarco nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e “Dall’Ara”-s.
Sllovaku vuan nga pubalgjia dhe është lënë pushim, ndërsa mbrojtësi italian është ankuar për dhimbje në muskujt e barkut.
Asnjëri prej tyre nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Bolognës, teksa Inzaghi ka provuar gjatë seancës së sotme stërvitore edhe dy zëvendësuesit.
Kështu në mbrojtje, në vendin e Skriniar pritet të aktivizohet Danilo D’Ambrossio, ndërsa në të majtë gjermani Robin Gosens, i cili pret një tjetër shans pas paraqitjes së mirë ndaj Portos.