Valencia arrin të gjejë fitoren e parë në vitin 2023 në La Liga.
Skuadra e njohur spanjolle mposhti 1-0 Real Sociedad, duke i dhënë fund ecurisë prej pesë humbjesh radhazi.
Dueli në “Mestalla”, u vendos nga autogoli i Igor Zubeldia pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë.
Vendasit menaxhuan avantazhin dhe siguruan një fitore tepër të rëndësishme.
Me suksesin e sotëm, Valencia i është larguar përkohësisht zonës së ftohtë, duke parakaluar Getafen dhe Almerian, që zbresin në fushë të dielën.