Metz-i ka marrë një fitore 2-0 mbrëmjen e sotme kundër Nimes.
Vendasit kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë.
Fillimisht e dërgon topin në rrjetë Mikautadze në minutën e 29, ndërsa në të 67‘-n goli mban autorësinë e Mazizit.
Për Xhuliano Skukën pati vetëm 1 minutë lojë në këtë fitore të rëndësishme.
Sulmuesi shqiptar shkon pranë vijave kufizuese për tu aktivizuar në minutën e 92-të, por papritur arbitri i katërt vendos të anullojë zëvendësimin.
Megjithatë pak sekonda më vonë erdhi edhe momenti i Skukës, i cili nuk pati hapësirën për të treguar vlerat e tij këtë ndeshje.
Metz-i ka marrë një fitore mjaft të vyer në kampionat, ku renditet i 4-ti me 41 pikë të grumbulluara deri më tani.