Detaje të reja kanë dalë nga skandali i klubit të Barcelonës mbi pagesat ndaj ish-gjyqtarit dhe ish-zv.presidentit të gjyqtarëve spanjolë, Enrikez Negreira.
Ish-bashkëshortja e tij Maria Luisa Romero ka qenë një ndër personat që ka reaguar për këtë temë.
“Nëse i merrte ato shuma parash, ato nuk vinin në shtëpi. Kur kishte para, i përpinte. Ka qenë shpërdorues, por ka qenë edhe shumë i dobishëm.
Duhet ta kishte ndihmuar veten. Ai kurrë nuk më tha asgjë që bënte, jetonte i lirë pa i dhënë shpjegime askujt.
Nëse ai nuk do të kishte ‘as’ nën mëngë, ai nuk do të dërgonte një burofax kërcënues Barcelonës”, ka deklaruar Maria Luisa për ‘OK Diario’.