Më në fund i buzëqeshur Ismet Munishi, kryetrajner i Prishtinës.
Ka ditë që nuk ishin vetvetja, në stres nga tri humbjet rresht në pjesën e dytë të kampionatit, megjithatë me Prishtinën ndalen serinë e humbjeve dhe shënojnë fitore me rezultat 2:0 ndaj Llapit të Podujevës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Gjithçka u vulos në 45 minutat e parë, kur Prishtina ka shënuar golat përmes Albin Prapashticës në minutën e 41-të dhe Endrit Krasniqi në atë të 45+2.
Llapjanët u munduan në pjesën e dytë por assesi të që të gjejnë korridorin për të shënuar.
Prishtina rikthehet në vend të katërt me 30 pikë e Llapi bie në të pestin me 29 sosh pas 22 jave në elitën e futbollit të Kosovës.
Java e 22-të
Ferizaj - Drita 2:1
Malisheva - Drenica 3:1
Llapi – Prishtina 0:2
Gjilani - Trepça '89 1:0
Ballkani – Dukagjini 1:1
Renditja
1. Ballkani 22 14 6 2 38:19 48
2. Drita 22 13 5 4 44:24 44
3. Gjilani 22 9 8 5 23:24 35
4. Prishtina 22 8 6 8 28:23 30
5. Llapi 22 8 5 9 27:31 29
6. Dukagjini 22 7 5 10 20:23 26
7. Malisheva 22 6 6 10 37:38 24
8. Trepça ’89 22 5 7 10 30:39 22
9. Ferizaj 22 4 9 9 19:35 21
10. Drenica 22 5 5 12 20:30 20