Interi ka pësuar humbjen e shtatë sezonale në elitën e futbollit italian.
Zikaltrit u mposhtën me rezultat minimal 1:0 në udhëtim nga Bologna, në kuadër të javës së 24-të në Serie A.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 76-të të ndeshjes.
Ishte Orsolini që realizoi pas asistimit të Schouten.
Me këtë fitore, Bologna tani ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë.
Në anën tjetër, Interi mbetet i dyti me 47 pikë, 18 më pak se Napoli.