Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Pobedës së Prilepit, në takimin e javës së 20-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti Eraldo Çinari është kreator i fitores.
Ai ka shënuar në minutën e 61-të.
Pas javës së 20-të, Shkëndija zë vendin e tretë me 31 pikë e Pobeda e dhjeta me 13.