Shkupi, kampion në fuqi, kthehet duarthatë nga Kratova.
Shkupjanët lëshuan rastin që të marrin kreun e tabelës.
Sileksi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Shkupit, në takimin e javës së 20-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Për Sileksin shënuan Millosavleviq (4’), Gjorgjievski (32’) dhe për Shkupin shënoi Danfa (57’).
Skuadra shqiptare ka dëshpëruar.
Shkupi është në vend të dytë me 37 pikë, dy me pak se lideri Struga Trim Lum dhe Sileksi zë pozitën e katërt me 29.