Batatina: Jemi afër pozitës së tretë

Futboll

Batatina: Jemi afër pozitës së tretë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 16:33
Tahir Batatina

Llapi është ndalur pas një serie fantastike prej tre fitoreve radhazi, ku është mposhtur nga Prishtina me rezultat të pastër 0-2.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se pësuan gol të lehtë të parin dhe nuk i shfrytëzuan rastet që kishin.

“Jemi munduar ta përgatitim lojën mirë. Në pjesën e parë kishim rastet tona dhe nuk shënuam.

Pranuam gol të lehtë.

Më pas portieri nuk ishte i kujdesshëm dhe kjo na nxjerri prej ekuilibrave”.

“U munduam në pjesën e dytë, ishim dy herë paralel me golin dhe nuk shënuam.

Kampionati është i gjatë. Ishim në seri të mirë. Besoj që ishte ngarkesë për shkak të ndeshjes së kaluar”, ka thënë Batatina.

Tutje Batatina foli edhe për skandalin e zbuluar nga mediat franceze dhe akuzat e tyre për kurdisje të ndeshjeve nga Llapi, por i pari i bardhekaltërve deklaroi se si ekip nuk merren me atë pjesë.

“Jo, sa i përket asaj pjesës na me ekipin nuk merremi me atë pjesë. Na do të merremi vetëm me pjesën tonë që na takon. Skuadra sot nuk e kishte ditën e vet”.

“Pas katër fitoreve erdhi edhe humbja. Jemi afër pozitës së tretë. Është herët, ka kohë”, deklaroi trajneri llapjan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat