Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, është në formë të mirë, duke e shpëtuar nga humbja skuadrën e tij, Clermont.
Ai me skuadrën e tij si vendas barazuan me rezultat 1:1 me Strasbourg-un, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit francez.
Diallo në minutën e 34-të kaloi në epërsi ekipin mysafir.
Në minutën e 65-të, vijnë në shprehje cilësitë e Rashanit, duke shënuar dhe barazuar.
Goli i tij i solli një pikë Clermont-it.
Pas javës së 25-të, Clermont është në vend të 12-të me 31 pikë e Strasbourg i 15-ti me 22.