Bayern Munchen nuk përmbahet përballë Union Berlin. Bavarezët e mbyllën në avantazh 3-0 pjesën e parë kundër skuadrës kryeqytetase, që ka qenë surpriza më e bukur e kampionatit gjerman.
Miqtë rezistuan vetëm gjysmë ore. Eric Maxim Choupo Moting ktheu në gol një asist të Kingsley Coman në minutën e 31′. Nëntë minuta më vonë erdhi dyfishimi nga ana e Coman (asist Muller).
Gjermani dhuroi një tjetër asist në minutën e parë shtesë për Jamal Musiala, i cili gjeti golin numër 11 në Bundesliga, si asnjë bavarez tjetër.
Sulmi i skuadrës së Nagelsmann gjendet në formë fantastike.
Bayern Munchen kthehet në skuadrën e parë që arrin kuotën e 100 golave sezonalë në të gjithë kompeticionet.