Kur Trepça shkatërroi Ivangradin, në formacion Seferi, Turku, Llapashtica e Rrahmani

Futboll

Kur Trepça shkatërroi Ivangradin, në formacion Seferi, Turku, Llapashtica e Rrahmani

Nga: K. Goca Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 20:01
Trepça e viteve të 80-ta

Trepça e Mitrovicës sot nuk është si dikur, është në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A (kategoria e dytë).

Dikur krenari e të gjithë shqiptarëve, sot në krizën më të madhe.

Duhet kujtuar një fitore të Trepçës pikërisht me 6 prill të vitit 1986, në kuadër të javës së 22-të të Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë.

Në përbërjen e parë të Trepçës, futbollistët Ahmet Turku, Gani Llapashtica, Bardhec Seferi, Fahredin Duraku, Sadik Rrahmani, ndërsa në pjesën e dytë ka luajtur edhe Fisnik Lyta.

Trepça e kishte mposhtur me 4:1 Ivangradin.

Pas kësaj jave u renditen në vend të shtatë me 24 pikë e skuadra malazeze në të 13-tin me 19. 

Java 22-të, 6 prill të vitit 1986

Trepça – Ivangrad 4:1

Stadiumi në Mitrovicë.

Shikues: 3.000.

Shënues: Kaleziqi (5’), Stoliqi (34’ e 72'), Niketiqi (83') - Bugarini (70').

Gjyqtar: P. Dimovski (Manastiri).
Kartona të verdhë: Bugarini.

Trepça: Ahmatoviq, Mërkiq 6, Gani Llapashtica 7, Fahredin Duraku 7, Ahmet Turku 7, Bardhec Seferi 7, Stoliq 8, Kaleziq 7 (Bashanoviqi), Niketiq 6, Sadik Rrahmani 8 dhe Shabariq 7 (Fisnik Lyta).

Ivangradi: Vuksanoviq 5, Manxhukiq 6, Vuçeviq 6, Baboviq 6, Xhexheviq 5, Dërleviq 5, Millanoviq 5, Skenderovq 5, Bërxhanin 5 (Boleviq), Bugarin  6 dhe Mexhedoviq 5.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat