Milan - Atalanta, rikthim i madh te kuqezinjtë!

Futboll

Milan - Atalanta, rikthim i madh te kuqezinjtë!

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 20:18
Milan

Ndeshja e sonte mes Milanit dhe Atalantës pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë, me kuqezinjtë që mund të përfitojnë nga gabimi i Interit në Bolonjë.

Skuadra e drejtuar nga Pioli rikthehet në fushë me Maignan nga minuta e parë, me rikthimin e portierit francez pas 5 muajsh në fushë.

Konfirmohet Giroud. ne sulm Besim edhe te Thiaw, gjithnjë e më shumë në qendër të mbrojtjes dhe shtyllës së kuqezinjve bashkë me Tomori.

Lojtarët e Bergamos duhet të rikuperohen nga disfata e papritur ndaj Leçes dhe për ta bërë këtë ata rreshtojnë çiftin e mrekullueshëm Lookman-Hojlund. Në mbështetje gjejmë Ederson si mesfushor sulmues.

Hapësira në krahë për Zappacosta dhe Maehle. Sfida në mesfushë do të luhet mes Krunic dhe Tonalit dhe besnikëve të Gasperinit, De Roon dhe Koopmeiners.

Vetëm pak ditë pas rekordit të arkëtimeve në historinë e futbollit italian, i vendosur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, dhe mbi 9 milionë euro shitje biletash, stadiumi po shkon drejt një all in te ri…

San Siro mbushet me rastin e Milan-Atalanta, do të jenë më shumë se 72 mijë tifozë të pranishëm në stadium për të mbështetur djemtë e trajnerit Pioli, si dhe një numër i madh tifozësh nga Bergamo.

Klima, pra, siç mund të imagjinohet është ajo e rasteve të shkëlqyera, tifozët e Milanit po përgatiten të përjetojnë një mbrëmje të rëndësishme, e cila mund të jetë vendimtare për qëllimet e klasifikimit që është shumë i shkurtër në zonën e Champions League pas Napolit, në një sprint të vetmuar.

Formacionet zyrtare të Milan Atalanta. Milan: (3-4-2-1): Maignan Kalulu, Thiaw, Tomori; Messias, Krunic, Tonali, Hernandez; Diaz, Leao; Giroud. Trajner.: Pioli Atalanta (3-4-1-2): Musso; Toloi, Djimsiti, Scalvini; Zappacosta, De Roon, Koopmeiners, Maehle; Ederson; Lookman, Hojlund. Trajner.: Gasperini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat