Interi humbi sërish ndaj Bolognas në transfertë, njësoj si sezonin e kaluar. Goli i Riccardo Orsolinit i dhuroi tri pikë të arta skuadrës së Thiago Motta-s.
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez nuk e përtypi mirë këtë disfatë.
Pas ndeshjes, sulmuesi argjentinas u kërkoi falje tifozëve dhe “shkundi” shokët e skuadrës.
“Në këtë mënyrë nuk shkojmë askund.
Na mungoi qasja e duhur në këtë ndeshje.
Nuk arritëm të shënonim dot as në pjesën e dytë.
Jam i zhgënjyer nga kjo humbje.
Bologna ishte superiore, ata e merituan fitoren.
Kjo ndeshje duhet të na kthehet në mësim.
Të bashkohemi, të rritim nivelin e lojës dhe të përmirësohemi.
Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve, të cilët na mbështesin çdo ditë.
Tani duhet të fitojmë me Leccen në San Siro”, deklaroi kapiteni i skuadrës zikaltër.