Klubi me renome i futbollit Prishtina jep lajmin e hidhur, për ikjen në amshim të dashamirës së futbollit, Valbonë Mehmeti.
“Lamtumirë Valbonë.
Me pikëllim dhe trishtim të thellë e pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Valbonë Mehmetit, një dashamirëse e flaktë e klubit tonë.
Valbona ka punuar në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe ndër vite ka bashkëpunuar ngushtë me stafin e klubit rreth pajisjes me viza për ndeshjet ndërkombëtare që FC Prishtina i ka zhvilluar në Britani.
Valbona për FC Prishtinën nuk hezitonte t’i ndërpriste pushimet e të punonte në ditët e fundjavave.
Stafi i klubit tonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti.
I paharruar do të mbetet kujtimi për Valbonën!”, shkruan në faqen e FC Prishtina.