Futbollisti shqiptar nga Mali i Zi, malazez Sead Hakshabanoviq, është paraqitur nga minuta e 84-të për ekipin e njohur Celtic dhe festuan trofeun e Kupës së Ligës.
Celtic fitoi Kupën e Ligës për herë të 21-të në historinë e tyre, duke vazhduar dominimin e tyre në futbollin skocez.
Celtic e ka gjunjëzuar me rezultat 2:1 rivalin e përjetshëm, Rangers, në në finale që u luajt në “Hampden Park”.
Hakshabanoviq hyri në lojë në minutën e 84-të kur rezultati ishte 2:1 dhe pati dy raste të shkëlqyeshme për të hequr të gjitha dyshimet për fituesin.