Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është takuar me personalitete të mëdha, ndër ta edhe me futbollistin e mirënjohur Valon Behrami, ish reprezentues i Zvicrës.
Ademi nesër do të jetë pjesë e mbrëmjes ku zgjidhet futbollisti më i mirë nga FIFA.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë që në Paris ta ritakoja presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në prag të manifestimit "The Best FIFA Football Awards", që mbahet nesër në mbrëmje.
Bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe ish-futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami kishim një bisedë të këndshme me presidentin Infantino, teksa po e shijojmë spektaklin e derbit të kampionatit francez, Olympique de Marseille vs PSG”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.