Victor Osimhen vazhdon të jetë i papërmbajtshëm.
Sulmuesi i Napolit po shfaq formë të jashtëzakonshme dhe kjo ka bërë që ai të ngritet në pozitën e dytë në garën për Këpucën e Artë.
Sulmuesi nigerian i ka realizuar 19 gola në Serie A, të cilat ia mundësuan të ngritet në kuotën e 38 pikëve, me ç’rast e kaloi Amahl Pellegrinon e Bodo/Glimt, i cili i ka 37,5 pikë, me 25 gola të shënuar dhe koeficient 1,5 pikë për gol, duke e pasur parasysh nivelin më të ulët të ligës.
Osimhen e la prapa edhe Harry Kanen e Tottenhamit, kurse listës i prin Erling Haaland i Manchester Cityt, i cili është larg përpara me 54 pikë, respektivisht 27 gola.
Gara për Këpucën e Artë
Erling Haaland (Manchester City) 54 pikë (27 gola x 2 koeficienti)
Victor Osimhen (Napoli) 38
Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) 37,5 (25 gola x 1,5 koeficienti)
Harry Kane (Tottenham) 36
Kylian Mbappé (PSG) 34
Enner Valencia (Fenerbahçe) 33
Folarin Balogun (Reims) 30
Robert Leëandoëski (Barcelona) 30
Jonathan David (Lille) 30
Kyogo Furuhashi (Celtic) 28,5
Alexandre Lacazette (Lyon) 28
Ëissam Ben Yedder (Monaco) 28
Ivan Toney (Brentford) 28
Niclas Fullkrug (Werder Bremen) 28
Terem Moffi (Lorient) 28
Marcus Rashford (Manchester United) 28
Neymar (PSG) 26
Lautaro Martinez (Inter) 26
Ademola Lookman (Atalanta) 24