Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, është shpallur trajneri më i mirë nga FIFA.
Scaloni pranoi këtë çmim në ceremoninë e sontme të organizuar nga institucioni më i lartë në futboll.
Argjentinasi që para punës me Argjentinës, kishte shërbyer vetëm si asistent i Jorge Sampaolit te Sevilla, arriti që në pak vite ta konsolidojë kombëtaren Bardhë e Bojëqielli.
Scaloni brenda dy vjetësh arriti që ta fitojë Kupën e Amerikës, La Finallisimanë dhe Kupën e Botës.