Scaloni: Pa lojtarët nuk do të isha këtu

Futboll

Scaloni: Pa lojtarët nuk do të isha këtu

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 11:58
Scaloni e Capello

Teksa Lionel Scaloni bëhej gati të merrte trofeun si trajneri më i mirë për vitin 2022, mijëra kilometra larg, që nga Buenos Airesi, Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) bënte me dije se kishte rinovuar kontratën e trajnerit kampion bote deri në vitin 2026.

Ndërkaq, pas trofeut të fituar në Paris, tekniku që arriti t’i kthente titullin Argjentinës pas 36 vitesh ka thënë:

“Dua të falënderoj të gjithë për këtë trofe të fituar.

Mbi të gjitha do të falënderoja lojtarët. Pa ata nuk do të kisha fituar asgjë unë e Argjentina. Jam krenar që drejtoj një skuadër të mrekullueshme”.

Trajneri i Argjentinës gjithashtu ka vlerësuar edhe të gjithë stafin e tij ndihmës si dhe familjen për mbështetjen e pakursyer në rrugëtimin historik drejt titullit në Doha.

“Dua të falënderoj pa diskutim stafin timteknik dhe dy ndihmësit më tëafërt, Ajala dhe Aimar, të cilët më kanë qëndruar shumë pranëdhe më kanë mbështetur me idetë e tyre.

Po ashtu dua të vlerësoj dhe familjen time që ka vuajtur së bashku me mua, ka qenëpjesë e rrugëtimit tim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat