Liverpooli raportohet së është favorit për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Mason Mount.
‘The Reds’ ka kohë që janë duke e monitoruar anglezin e ‘Bluve’ të Londrës, të cilin synojnë të transferojnë në ‘Anfield’ gjatë kësaj verë.
Kontrata e Mount me Chelsean skadon në qershor të vitit 2024, por lojtari thuhet se tashmë ka vendosur të largohet nga Londra qysh gjatë kësaj verë.
Mediumi i njohur anglez, ‘Daily Mirror’ të martën shkruan se Liverpool kryeson garën për Mount.
Menaxheri i ‘Të kuqve’ Jurgen Klopp e admiron mesfushorin e londinezëve të cilin kërkon ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.