Mbrojtësi Chris Smalling raportohet se nuk dëshiron të largohet nga AS Roma.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit, sipas medieve italiane, nuk po planifikon largimin nga kryeqyteti italian.
Smalling, i cili nga fillimi i këtij sezoni, ka fituar besimin e trajnerit Jose Mourinho, dëshiron të qëndrojë tek ‘romakët’ të paktën edhe një sezon tjetër.
“Chris Smalling planifikon të qëndrojë te AS Roma”, shkruajnë mediet italiane.
Smalling është një nga lojtarët e paprekshëm në skuadrën e Mourinhos.
Roma aktualisht ndodhet në vendin e katërt në Serie A me 44 pikë të tubuara, pozitë kjo që çon në Ligën e Kampionëve.