Sulmuesi i Atalantës, Rasmus Hojlund është një tjetër futbollist që po monitorohet nga gjiganti i Premier League-s, Manchester United.
Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, Erik Ten Hag, është duke kërkuar një sulmues për sezonin e ardhshëm.
Asi i Napolit, Victor Osimhen është prioritet i strategut holandez, por sipas medieve italiane, tashmë edhe sulmuesin i Atalantës, Rasmus Hojlund është në listën e Ten Hag.
Skuatët e klubit nga ‘Old Trafford’ tashmë janë duke e vëzhguar sulmuesin e Atalantës, të cilin synojnë të transferojnë në Angli gjatë kësaj verë.