Hidhet shorti, Prishtina sfidohet nga Ballkani

Futboll

Hidhet shorti, Prishtina sfidohet nga Ballkani

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 12:36
Pamje nga shorti

Sot është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Të pranishëm në short krahas anëtarëve të Komisionit të Garave ishin edhe anëtari i KE-së, Naser Ajeti, si dhe përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë. Ky rreth sjellë ndeshje mjaft interesante.

FItuesi i edicionit të kaluar, Llapi do të ketë punë me Malishevën në “Zahir Pajaziti”, derisa Prishtina do të luajë si vendase përballë kampionit në fuqi të Superligës, Ballkanit.

Përballje joshëse pritet edhe në duelin Trepça’89-Gjilani, që do të luhet në “Riza Lushta”, teksa skuadra e Vushtrrisë ishte me fat në short, ngase si kundërshtar do të ketë skuadrën e Ligës së Dytë, Beharin. Ndeshjet e fazës çerekfinale zhvillohen më 15 mars.

Çiftet e çerekfinales

Trepça’89 – Gjilani
Llapi – Malisheva
Vushtrria – Behari
Prishtina – Ballkani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat