Kastrioti luan ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës si pritëse, ku në Kamzë do të ndeshet me Tiranën.
Krutanët e Emiljano Çelës do të kërkojnë që të surprizojnë bardheblutë dhe të luajnë shanset e tyre në Kupë.
Sa i përket ekipit të Shehit, do të bëjë çmos për t’i fituar të gjitha trofetë këtë sezon.
FORMACIONET ZYRTARE:
KASTRIOTI: Malaj, Kodra, Selmani, Stojanoviç, Rami, Karakaçi, Onanuga, Zogaj, Hasani, Mihana, Greca.
Trajner: Emiljano Çela.
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Lulaj, Behiratçe, Iseni, Aleksi, Qefalija, Lushkja, Berisha, Patrik, Nikqi.
Trajner: Orges Shehi.