Të shumtë ishin ata që menduan se Casemiro la Realin e Madridit për t’u transferuar te Manchester United për para dhe një “pension” të qetë.
Por, “luftëtari” brazilian është rikthyer shumë shpejt në liderin e “Djajve të Kuq”.
31-vjeçari formon i vetëm një repart, dominon kundërshtarët dhe nuk pushon kurrë së vrapuari dhe fituari.
Skuadra e Ten Hag mposhti Newcastle në finalen e Kupës së Ligës, duke fituar një trofe pas gjashtë vitesh.
Kjo ishte kupa numër 21 në karrierën e një prej “shkatërruesve” më të mirë të viteve të fundit.
Casemiro e shijoi në maksimum trofeun e parë anglez.
Ai është idhulli i ri i “Old Trafford”, ndërkohë që pas finales nuk munguan elozhet nga trajneri Ten Hag.
“De Gea, Varane dhe Casemiro janë tre lojtarët vendimtarë në ‘rilindjen’ e United.