‘Spurs’ po e monitorojnë izraelitin Solomon!
Klubi anglez, Tottenhami është duke monitoruar anësorin e Fulhamit, Manor Solomon, raporton gazeta izraelite ‘YNet’.
Reprezentuesi izraelit, i cili po luan tek Fulhami në formë huazimi nga Shakhtar Donetsk, ka shënuar tri gola në tri ndeshjet e tij të fundit, derisa 23 vjeçari, gjithsej ka shënuar 22 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 106 paraqitjet e tij të deritashmë në karrierën e tij.
Menaxheri i Tottenhamit, Antonio Conte, thuhet se ka kërkua nga klubi i tij, që të hedhet në sulm për transferimin e Solomon gjatë kësaj verë.