Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, beson e shpreson se do të arrijnë të mbrojnë trofeun e Kupës.
Llapjanët do të ndeshen me Malishevën në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
“Llapi për herë të parë ndaj Malishevës në kuadër të Kupës së Kosovës.
Skuadra fituese e Kupës së Kosovës në dy-vitet e fundit, Llapi në kuadër të çerekfinales do përballet me skuadrën e Malishevës.
Kjo do të jetë përballja e parë ndërmjet dy skuadrave në kuadër të Kupës.
Ky takim do të zhvillohet më 15 mars nga ora 13:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Deri në çerekfinale, Llapi ka arritur pasi ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit në Podujevë (6:2) dhe Lirinë në Prizren (2:3).
Kujtojmë që Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në dy edicionet e fundit, 2020/21 dhe 2021/22”, njofton KF Llapi.