Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova foli pas barazimit pa gola me Laçin në Rrogozhinë.
Ai u shpreh se ekipi ka pasur probleme pjesën e parë, por pjesën e dytë u rikuperuan pasi kurbinasit u mbyllën në mbrojtje.
“Laçi kishte ardhur ndryshe, ishte i tërhequr në mbrojtje, patëm momente jashtë detyrave në pjesën e parë. E morëm kontrollin në pjesën e dytë, është e vështirë të depërtosh më vështirësi. Për pjesën taktike kemi pasur probleme, hapësira mes linjave, nisja e topit nga poshtë.
Reparti mbrojtës po ndjen lodhje, kemi pasiguri na duhen pikët në kampionat. Laçi nis me kundërsulm, ishte i rrezikshëm me dy sulmues para portës. Ne i kemi marrë 9 pikë Laçit në kampionat, por ndeshja në Kupë është ndryshe.
Ata u mbyllën në mbrojtje se nuk donin ta humbisnin, pjesën e parë nuk ia arritëm të sulmonim, por në pjesën e dytë ndryshuam.
Kemi kontigjent të mirë në ekip, edhe pse ndryshojmë shpeshherë, ne do të shikojmë ndeshje pas ndeshje, duhet të bëjmë më të mirën.
Përsa i përket Kupës, është ndeshje e vështirë sepse Laçi ka qenë në çerekfinalet dhe gjysmëfinale vitet e fundit.
Ne kemi folur me Memollën por do shohim ndeshjet në vijim kur mund të luajë pasi ka plot të tilla, pasi Musta po bën mjaft mirë me ekipin”, tha Tetova.