Prishtina si zakonisht ndeshjet si vendase i ka zhvilluar të dielave por është interesant se ballafaqimin me Cërvena Zvezdën e Beogradit, e pat luajtur me 28 prill përkatësisht të shtunën, në pranverën e vitit 1984.
Ballafaqimi u zhvillua në stadiumin e Prishtinës, ku ishin të pranishëm mbi 20 mijë shikues por kjo ndeshje ishte transmetuar edhe direkt në TVP-n e asaj kohe.
Prishtina ka barazuar me rezultat me 1:1 kundër Cërvena Zvezdës.
Pamje nga ndeshja Prishtina - C. Zvezda, 28 prill, 1984
Fadil Vokrri pati barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 48-të, pas asistimit të Mensur Nexhipit, paksa topin nga ky asistim e rregulloi edhe Zoran Batroviqi.
Mysafirët të parët kaluan në epërsi me golin e shënuar në minutën e 39-të nga Milko Gjurovski.
Kryetrajner i Prishtinës ka qenë Fuad Muzuroviqi.
Zvezda kryesonte renditjen me 35 pikë e Prishtina renditej në vend të nëntë me 29 pikë pas 28 jave në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.
Me 28 prill, 1984
Prishtina – Cërvena Zvezda 1:1
Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: Mbi 20.000.
Gjyqtarë: Fahrudin Fazllagiq (Sarajeva), Husref Muharemagiqi (Tuzlla) e Momqillo Llazarevski (Shkupi).
Shënues: Fadil Vokrri (48') - Milko Gjurovski (39').
Prishtina: Sllobodan Shujica 7, Skënder Shengyli 7, Shefqet Sinani 7, Favzi Rama 7, Petre Gruevski 6, Rifat Mehinoviqi 6, Haris Smajiqi 7 (Salih Lugolli 6), Ramadan Cimili 7, Fadil Vokrri 7, Mensur Nexhipi 6 dhe Zoran Batroviqi 6.
Cërvena Zvezda: Ivkoviqi 7, Shugari 7, Jovini 6, Jurishiqi 7, Miletoviqi 7, Elzneri 7, Shestiqi 6, Jankoviqi 6, Nikoliqi 6, Millovanoviqi 6 dhe Milko Gjurovski 7 (Millosavleviqi).