Jose Mourinho është ndëshkuar për të 4-tën herë me karton të kuq këtë sezon.
Një ndërhyrje ndaj Marash Kumbullës ka sjellë edhe debatin mes tij dhe arbitrit të 4:1.
Portugezi është afruar pranë tij dhe me gishtin drejtuar nga fusha duket se i kërkon llogari për mos dhënien e faullit.
Por përgjigja e gjyqtarit të katërt nuk ka qenë ajo që Murinjo priste, çka duket qartë nga nervozizmi i “special one”-t.
Trajneri i Romës tërbohet me arbitrin dhe sjellja e tij ndëshkohet me karton të kuq.