City kërkon kalimin në çerekfinale

Futboll

City kërkon kalimin në çerekfinale

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 20:34
Manchester City

Manchester City do të përballet sonte me skuadrën Bristol City në rrethin e pestë të FA Cup.

Sezoni i Bristol City ka pasur kthesa të ndryshme këtë vit derisa ata kanë pasur një ecuri përrallore në Championship dhe në FA Cup.

Skuadra angleze nuk ka humbur asnjë ndeshje prej datës 26 dhjetor të vitit të kaluar kur humbi nga West Brom.

Manchester City i Pep Guardiolës u duk që humbi rrugën e tij këtë sezon, pavarësisht se disa herë ju dha mundësia ta kalonte Arsenalin në rrugën e tyre për titull të kampionit në Angli.

Topçinjtë humbën disa herë pikë në disa ndeshje të Ligës në Premier Ligë, por skuadra e Pep dështoi për ta marrë këtë avantazh dhe të dal në krye.

Por, një fitore kundër skuadrës së Bristol nga një rang më i ulët, bën që Blutë e City të fillojnë me paraqitje bindëse edhe në Premier Ligë.

Duke marrë në konsideratë që ishte viti 2018/19 hera e fundit kur mjeshtri spanjoll i City ngriti trofeun e FA Cup, Guardiola do të shikojë që ta fitojë edhe njëherë këtë trofe.

Mahrez, Alvarez dhe Foden janë sulmuesit që do të paraqiten në sulm për City sonte, derisa Erling Haaland do të pushojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat