Gjashtë milionë euro më pak në vit

Futboll

Gjashtë milionë euro më pak në vit

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 20:48
Marco Reus

Borussia Dortmund është i gatshëm të rinovojë kontratën me Marco Reus.

Kapiteni i verdhezinjve tashmë në moshën 33-vjeçare, është në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman dhe synon që të mbetet pjesë e Dortmund.

Sipas asaj që raporton Bild, kontrata e re për sulmuesin pritet të jetë me një kohëzgjatje njëvjeçare, por duke i reduktuar ndjeshëm rrogën aktuale.

Për momentin, Reus përfiton 12 milionë euro në sezon, por duke pranuar kontratën e re atëherë kjo shumë do të reduktohej në 6 milionë euro.

Mbetet për t’u parë nëse Reus do të sakrifikojë në aspektin financiar dhe të zgjedhë me zemër klubin e Dortmund, teksa për 33-vjeçarin ka oferta edhe nga kampionati amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat